Partia Socialiste këtë të enjte ka propozuar ndryshime në ligjin për sponsorizimet me qëllim vendosjen e lehtësive të posaçme për veprimtaritë publike në fushat e artit, kulturës dhe sportit. Deri në 30% të tatimit mbi fitimin mund të zbritet drejtpërdrejt për sponsorizimet. Deri në 2 miliardë lekë në vit mund të shkojnë për mbështetjen e sportit, artit dhe kulturës përtej buxhetit të shtetit. Më shumë transparencë përmes regjistrit elektronik kombëtar të sponsorizimeve dhe mekanizmave të kontrollit. Një model i ri partneriteti mes shtetit dhe biznesit për më shumë investime dhe mbështetje për të rinjtë e talentuar. Ky është hapi që sporti shqiptar (veçanërisht futbolli) e ka pritur prej vitesh, pasi ligji i vjetër i sponsorizimeve (1994) kishte lehtësira të kufizuara. Projektligji tani kalon në Kuvend për miratim final, ndërsa aktet nënligjore pritet të përfjnë që të hyjë plotësisht në fuqi. Ndryshimet janë firmosur nga Taulant Balla dhe Erion Braçe.
