Partia Socialiste e Shqipërisë ka ndarë sot një mesazh drejtuar të rinjve pjesëmarrës në protestat disaditore që po zhvillohen në vend.
Përmes një videopostimi në rrjetet sociale, PS shprehet se e drejta e protestës është e pamohueshme, por kjo nuk justifikon dhunën.
PS thekson se dialogu është e vetmja zgjidhje për një Shqipëri edhe më të mirë. “E drejta e protestës është e pamohueshme por dhuna nuk është zgjidhje!
Pas çdo uniforme qëndron një qytetar shqiptar, një familjar, një prind që në darkë shkon te fëmijët e tij.
Asnjë arsye për të protestuar nuk e justifikon dhunën. Dialogu është e vetmja zgjidhje për një Shqipëri edhe më të mirë”,-shprehet në mesazh./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

