Partia Socialiste mbledh këtë të shtunë Asamblenë e saj Kombëtare, në një takim që do të zhvillohet në orën 10:00 në një resort turistik në Gjirin e Lalzit.
Deri më tani, axhenda zyrtare e mbledhjes nuk është bërë publike. Ajo që konfirmohet është fjala e kryeministrit Edi Rama, i cili pritet t’u drejtohet anëtarëve të Asamblesë.
Mbledhja zhvillohet në një moment të rëndësishëm për kampin socialist, teksa vëmendja politike po zhvendoset drejt përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale. Një nga çështjet kryesore që pritet të diskutohet është mënyra se si Partia Socialiste do të përzgjedhë kandidatët për 46 kryetarët e bashkive.
Kështu, mbetet për t’u parë nëse mbledhja e sotme do të sjellë më shumë qartësi mbi strategjinë elektorale të socialistëve dhe kriteret që do të ndiqen për përzgjedhjen e kandidatëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet partia socialisteresort turistik

