Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen mbi modelin e qeverisjes vendore që i shërben më mirë qytetarëve, duke bërë një paralelizëm mes qasjes së mazhorancës dhe asaj të opozitës për reformën administrative-territoriale. Sipas Këlliçit, ndryshimi kryesor qëndron te mënyra se si dy forcave politike e shohin pushtetin lokal. Ndërsa Partia Socialiste e redukton të gjithë procesin vetëm te numri i bashkive, Partia Demokratike kërkon një ndryshim gjithëpërfshirës të sistemit. “Cili model i qeverisjes vendore i shërben më mirë qytetarëve? PS thjesht e redukton reformën tek numri i bashkive, ndërsa PD e trajton reformën si reformë të gjithë sistemit të qeverisjes vendore, përmes krijimit të 100 bashkive. Ky është ndryshimi thelbësor,” shkruan Këlliçi.
Deputeti i PD-së nëvizon se oferta e opozitës shkon përtej vizatimit të një harte të re gjeografike, duke synuar fuqizimin real të komuniteteve lokale. Konkretisht, PD propozon: -Më shumë bashki për t’i sjellë shërbimet sa më pranë qytetarit;
-Rajone funksionale për të nxitur eficiencën;
-Decentralizim real dhe rikthim kompetencash te pushteti vendor;
-Financa vendore të mjaftueshme për të garantuar zhvillim autonim;
-Përfaqësim lokal, zhvillim rajonal dhe fuqizim të demokracisë vendore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

