Lajme Zone
PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale
PolitikëEuronews Albania

PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të vijë si propozim i deputetëve të PS-së, përmes ndryshimeve në ligjin për vetëqeverisjen vendore, në kushtet kur komisioni i posaçëm nuk arriti të prodhojë një dakordësi me opozitën.

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të vijë si propozim i deputetëve të PS-së, përmes ndryshimeve në ligjin për vetëqeverisjen vendore, në kushtet kur komisioni i posaçëm nuk arriti të prodhojë një dakordësi me opozitën. Socialistët dhe opozita ngritën një komision të posaçëm parlamentar për këtë reformë, por pas përfundimit të afatit të punimeve nuk u arrit një marrëveshje. Opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit, ndërsa mazhoranca dorëzoi në Kuvend një raport të njëanshëm. Megjithatë, projektligji pritet të miratohet në sesionin e ardhshëm parlamentar, pasi sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë kanë 60 ditë afat për të dhënë mendimin e tyre mbi projektin. Më pas, ai do të shqyrtohet në komisionet parlamentare dhe në vijim do t’i nënshtrohet votimit në seancë plenare. Objektivi i mazhorancës është që reforma të miratohet jo më vonë se fillimi i muajit tetor.