Lajme Zone
PS bllokoi arrestimin e Ballukut, Brukseli ngre alarmin: Barazia para ligjit në pikëpyetje
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

PS bllokoi arrestimin e Ballukut, Brukseli ngre alarmin: Barazia para ligjit në pikëpyetje

Komisioni Evropian ka ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si Kuvendi trajtoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke e lidhur këtë rast me dobësitë në funksionimin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve në Shqipëri. Në Progres-Raportin për vitin 2026, Brukseli evidenton se Parlamenti, pas një vonese të gjatë, votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për heqje

Komisioni Evropian ka ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si Kuvendi trajtoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke e lidhur këtë rast me dobësitë në funksionimin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve në Shqipëri. Në Progres-Raportin për vitin 2026, Brukseli evidenton se Parlamenti, pas një vonese të gjatë, votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti, pavarësisht kërkesave të përsëritura të opozitës për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Komisioni thekson se kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e parimit të barazisë para ligjit dhe funksionimin e mekanizmave që duhet të garantojnë kontrollin mes institucioneve.

Por kritikat e raportit nuk ndalen vetëm te çështja e imunitetit. Komisioni Evropian konstaton se mbikëqyrja e qeverisë nga Parlamenti ka mbetur e dobët, ndërsa roli i Kuvendit në kontrollin e ekzekutivit është kufizuar ndjeshëm. "Mbikëqyrja e ekzekutivit nga Parlamenti mbeti e dobët. Në shtator 2025, nuk u zhvillua asnjë debat domethënës mbi programin e qeverisë së re. Paraqitjet e anëtarëve të Këshillit të Ministrave në seancat e pyetjeve parlamentare ishin të parregullta.

Shumica e nismave legjislative u paraqitën nga Këshilli i Ministrave. Edhe në rastet kur nismat paraqiteshin nga Parlamenti, ato vinin kryesisht nga partia në pushtet. Kjo dobësoi rolin dhe përgjegjësinë e Parlamentit në procesin legjislativ, si dhe kufizoi dialogun ndërmjet forcave politike.

Pas një vonese të gjatë, Parlamenti votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti, pavarësisht kërkesave të përsëritura të opozitës për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Kjo ngre shqetësime lidhur me funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve, si dhe respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit." Një tjetër kritikë e fortë lidhet me refuzimin sistematik të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, pa u zhvilluar asnjë debat për to. "Kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare u refuzuan sistematikisht, pa u zhvilluar asnjë debat" Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm