Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit thyenë e dogjën ‘karriget e dialogut’, Rama sërish ftesë për bisedime! Para Kryeministrisë vetëm sofra prej guri (VIDEO)


Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog. Ndryshe nga herët e tjera, sot kryeministri Rama nuk ka nxjerrë karrige para godinës së Kryeministrisë, por vetëm sofrën e gurtë, me disa mbishkrime ‘dialog’ sipër saj. LEXO edhe...Zgjedhjet/ Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat! ‘Koalicioni Sh

Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog. Ndryshe nga herët e tjera, sot kryeministri Rama nuk ka nxjerrë karrige para godinës së Kryeministrisë, por vetëm sofrën e gurtë, me disa mbishkrime ‘dialog’ sipër saj. LEXO edhe...Zgjedhjet/ Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat! ‘Koalicioni Shqiptar’ arritje historike, siguron 2 deputetë në Parlamentin serb Kjo lëvizje e kryeministrit vjen pasi për disa ditë me radhë, protestuesit i kanë thyer e djegur ‘karriget e dialogut’ të vendosura në bulevard. Ftesa e Ramës vjen pasi edhe mbrëmjen e djeshme, një grup personash të maskuar në protestë, sulmuan Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit, efektivët e Policisë me gurë e molotovë, si dhe disa biznese te ‘Kullat Binjake’ në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dje kryeministri Edi Rama prezantoi edhe paketën ligjore kundër dhunës në protesta, e cila kishte 6 instrumenta kryesore dhe parashikonte ashpërsim të dënimeve për dhunuesit dhe gjoba të majme për këdo që merrte pjesë në tubime të dhunshme, apo dëmtonte pronën publike e private. R.Xh/ReportTv.al Dialog qeveria Tirane proteste protestat kunder qeverise edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.5% Disi 2.8% Vota total: 15420 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?