Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit thyenë e dogjën ‘karriget e dialogut’, Rama sërish ftesë për bisedime! Para Kryeministrisë vetëm sofra prej guri (VIDEO)


Pasi protestuesit ditën e djeshme thyenë e dogjën 'karriget e dialogut' të vendosura në bulevard, sot kryeministri Rama i ka ftuar sërish ata për bisedime, por këtë herë para Kryeministrisë ka nxjerrë vetëm sofrën e gurit.

Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog. Ndryshe nga herët e tjera, sot kryeministri Rama nuk ka nxjerrë karrige para godinës së Kryeministrisë, por vetëm sofrën e gurtë, me disa mbishkrime ‘dialog’ sipër saj. Kjo lëvizje e kryeministrit vjen pasi për disa ditë me radhë, protestuesit i kanë thyer e djegur ‘karriget e dialogut’ të vendosura në bulevard. LEXO EDHE:Ku ndryshojnë dy vitet e protestave në Serbi nga dy javët në Tiranë? Ftesa e Ramës vjen pasi edhe mbrëmjen e djeshme, një grup personash të maskuar në protestë, sulmuan Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit, efektivët e Policisë me gurë e molotovë, si dhe disa biznese te ‘Kullat Binjake’ në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dje kryeministri Edi Rama prezantoi edhe paketën ligjore kundër dhunës në protesta, e cila kishte 6 instrumenta kryesore dhe parashikonte ashpërsim të dënimeve për dhunuesit dhe gjoba të majme për këdo që merrte pjesë në tubime të dhunshme, apo dëmtonte pronën publike e private. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: edi rama protestat kunder qeverise proteste Tirane qeveria Dialog Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.8% Jo 20.9% Nuk e di 4.3% Vota total: 139 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?