Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka dënuar sulmin verbal dhe fizik ndaj gazetarit Bledi Mane, gjatë protestës së zhvilluar dje në kryeqyet. Në një reagim, UGSH thekson se gazetari është përballur me agresion verbal, hedhje sendesh të forta dhe vezësh. Sipas Unionit, të tilla situate dëshmojnë një situatë shqetësuese për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga protestat, veçanërisht kur ata shprehin publikisht pikëpamje apo qëndrime të ndryshme. LEXO edhe...Protestat, drejtori i Autoritetit të Sigurisë Kibernetike: Po, pati ndërhyrje nga jashtë! Masivizim i informacioneve të rreme, janë dokumentuar “Agresioni ndaj gazetarëve nga individë apo turmë protestuesish kurdoherë është i dënueshëm dhe akt anti lirisë dhe mendimit ndryshe. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon agresionin verbal, sulmet me sende të forta dhe vezë si dhe stigmatizimet në turmë, ndaj gazetarit Bledi Mane ditën e sotme, nga një numër i vogël protestuesish në rrugë të Tiranës. Imazhe dhe sekuenca të tilla, janë dëshmi e një agresioni jo vetëm verbal ndaj gazetarëve që ndajnë pikëpamje dhe mendim ndryshe. Sulme të tilla në turmë, ndaj zërave që shprehen sipas pikëpamjeve personale dhe që shpesh ndajnë edhe qëndrime të angazhuara, janë të papranueshme. Ato dëshmojnë problem serioz të sigurisë së gazetarit në protesta dhe të trajtimit të tyre nga protestuesit”, thuhet në deklaratë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e cilëson të papranueshëm çdo sulm ndaj gazetarëve në krye të detyrës, duke kërkuar nga autoritetet policore që të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestave. Në fund, Unioni u bën apel protestuesve dhe çdo qytetari që përballet me gazetarët në terren të distancohet nga çdo formë dhune, kërcënimi apo stigmatizimi ndaj tyre. “UGSH kërkon nga autoritetet policore të jenë në lartësinë e detyrës për garantimin e kësaj sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave. Sjellje dhe agresione të tilla protestuesish ndaj integritetit fizik të qytetarit dhe gazetarit, dënohen me ligj. UGSH kërkon vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtij agresioni dhe apelon për distancim të çdokujt që përballet me gazetarët në detyrë, kudo dhe kurdoherë”, përfn deklarata. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise unioni i gazetareve shqiptare Bledi Mane Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.7% Nuk e di 6.9% Vota total: 2627 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

