Lajme Zone
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi: Policia na hodhi gaz, nuk provokuam
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi: Policia na hodhi gaz, nuk provokuam

Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku disa prej protestuesve janë strehuar në selinë e Partisë Demokratike.

Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku disa prej protestuesve janë strehuar në selinë e Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, policia i pret jashtë dyerve të godinës.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka deklaruar për mediat se janë sulmuar me gaz lotsjellës nga policia.

“Ervin Demo ka provokuar demokratët, duke hedhur gaz në selinë e tyre. Këtu mund të shihni dhjetëra bombula gazi, pa pasur asnjë incident. Nuk kishte asnjë provokim. Kishte vetëm një tentativë për të barazuar ngjarjen që ndodhi sot në selinë e PS. Ishte një skenar i Edi Ramës, e kemi paralajmëruar. Ishin vetëm policë që kanë tentuar të dhunonin selinë e PD-së”, tha ndërkohë Belind Këlliçi. Top Channel