Lajme Zone
Protestuesit shkatërruan e plaçkitën bizneset, Ibrahimaj inspekton dëmet: Është e njëjta dorë që ka shkatërruar shumë herë vendin
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit shkatërruan e plaçkitën bizneset, Ibrahimaj inspekton dëmet: Është e njëjta dorë që ka shkatërruar shumë herë vendin

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka vizituar zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestave.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka vizituar zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestave.

Gjatë reagimit të saj, Ibrahimaj u shpreh se personat përgjegjës për aktet e dëmtimit, sipas saj, nuk janë studentët. Ajo ngriti gjithashtu shqetësime për atë që e cilësoi si ndikim të faktorëve të huaj, të cilët, sipas ministres, synojnë të frenojnë zhvillimin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit europian.

Në përfundim, ministrja u bëri apel bizneseve të prekura që të evidentojnë dhe dokumentojnë dëmet e shkaktuara. Sipas saj, ky proces do t’u mundësojë institucioneve përkatëse dhe organeve të drejtësisë të ndjekin procedurat dhe të marrin masat që parashikohen nga ligji. “Kam ardhur tek ‘’Zogu i Zi’’ për të dokumentuar dhe për të parë nga afër dëmin që i është bërë bizneseve nga protestat. Nuk janë studentë ata që duan të shkatërrojnë qytetin. Nuk janë studentë ata që duan që mundi dhe djersa i prindërve, të shokëve dhe shoqeve të tyre të dëmtohet dhe të shkatërrohet. Është e njëjta dorë që ka dashur që Shqipërinë ta lenë mbrapa]. Është e njëjta dorë që ka shkatërruar shumë herë vendet, por kësaj radhe ndryshe nga herët e tjera, me ndihma të huaja të cilat nuk duan që Shqipërinë ta fusin në Bashkimin Europian. Nuk duan që Shqipëria të përparojë. Unë i bëj thirrje të gjithë bizneseve të dokumentojnë dëmin që i është bërë me qëllim që Ministria e Ekonomisë, por edhe organet e drejtësisë të bëjnë detyrën e tyre dhe të adresojnë të gjithë atë dëm që i është bërë bizneseve nga një dorë e pabesë e cila do ta shohë Shqipërinë të shkatërruar”, shprehet Ibrahimaj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet delina ibrahimajprotesta