Protestë para Parlamentit më 23 korrik Organizatorët njoftuan se tubimi do të zhvillohet paraditen e 23 korrikut, në të njëjtën kohë me seancën e fundit plenare para pushimeve verore. Protesta qytetare, e cila prej 48 ditësh zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, do të zhvendoset të enjten, më 23 korrik, përpara Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshe nga ditët e tjera, tubimi nuk do të mbahet pasdite, por paradite, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.
Njoftimi u bë nga podiumi i protestës para Kryeministrisë, ku organizatorët u bënë thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm gjatë paradites së 23 korrikut, duke argumentuar se prania e protestuesve gjatë zhvillimit të seancës plenare do të ketë më shumë efekt.
Një prej të rinjve që mori fjalën tha se ndryshimi i orarit është vendosur pas konsultimit me pjesëmarrësit në protestë dhe se synimi është që tubimi të zhvillohet në momentin kur deputetët do të jenë në Kuvend për seancën e fundit, përpara pushimeve verore.
“Doja të sqaroja thirrjen për datën 23 korrik. Është shumë e rëndësishme prezenca jonë gjatë ditës, pasi kemi efikasitet të lartë me prezencën tonë. Pjesëmarrja çdo ditë gjatë ditës nuk ishte e mundur, ndaj dola me propozimin që të kemi një datë dhe të dalim paradite atë ditë. Përgjigjja që mora në sondazh ishte vetëm për një ditë të dalim paradite. Është seanca e fundit atë ditë dhe ne do t’ju urojmë pushime të mbara”, u shpreh ai.
Kjo nuk është hera e parë që protesta qytetare zhvendoset para Parlamentit. Më 2 korrik, gjatë një tjetër seance plenare, protestuesit u mblodhën jashtë godinës së Kuvendit, ku pati tensione dhe përplasje me forcat e policisë. Pas incidenteve, policia arrestoi 23 persona.
Protesta e 23 korrikut pritet të zhvillohet në ditën e fundit të punimeve të Kuvendit për këtë sesion parlamentar, ndërsa organizatorët synojnë të rikthejnë qytetarët përpara Parlamentit në një nga seancat më të rëndësishme përpara ndërprerjes së aktivitetit parlamentar për pushimet verore. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet SHBA e shqetësuar nga e majta ekstreme, Karamuço: Ka hetime aktive edhe në Shqipëri 17 Korrik 2026, 20:1220:12Aktualitet 48 ditë revoltë, aktivisti: Protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave 17 Korrik 2026, 20:0920:09Aktualitet Nga Reggio Emilia në Kepin e Rodonit, historia e pazakontë e 350 shezlongëve të vjedhur 17 Korrik 2026, 19:5719:57Aktualitet Protesta e 48 në Tiranë, qytetarët: Rama ose të përballet me burgun, ose të kërkojë azil politik 17 Korrik 2026, 19:5519:55Aktualitet Rubio shpall bllokim vizash për grupet e ekstremit të majtë, në listën edhe Shqipëria 17 Korrik 2026, 18:1518:15Aktualitet Ligji i ri, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk arrestohet pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese 17 Korrik 2026, 17:0817:08Aktualitet

