Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1/ Thirrje për lirimin e të ndaluarve: Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!


Tensionet e revoltës popullore janë zhvendosur mbrëmjen e sotme përpara ambienteve të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar në shenjë proteste kundër shoqërimit të disa aktivistëve.

Tensionet e revoltës popullore janë zhvendosur mbrëmjen e sotme përpara ambienteve të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar në shenjë proteste kundër shoqërimit të disa aktivistëve. Turma e revoltuar ka rrethuar godinën e komisariatit duke lëshuar thirrje të njëpasnjëshme ndaj forcave të rendit dhe strukturave të drejtësisë. Me pankarta dhe brohoritje, protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të ndaluar gjatë aksionit opozitar, ndërsa kanë drejtuar gishtin nga kreu i ekzekutivit me thirrjet e përsëritura: “Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!” Brenda ambienteve të Komisariatit Nr. 1 vazhdojnë të mbahen të shoqëruar disa nga pjesëmarrësit e protestës, ndërsa jashtë rrethimit prania e forcave të policisë është rritur për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të mundshëm të situatës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb