Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit rrethojnë godinën/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore. Berisha: Të shkrihet Parlamenti (VIDEO)


Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në të njëjtën kohë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare. Ndërkohë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar shpërndarjen e Parlamentit. Berisha deklaroi se sipas tij, vendimi i vetëm që mund të marrë Kuvendi është vetëshpërndarja.

“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Ço akt tjetër është fund e krye i pavlerë ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot,” u shpreh Berisha. Ndërkohë, jashtë godinës vijon protesta e qytetarëve, ndërsa Policia e Shtetit ka vendosur masa të forta sigurie, me gardhe metalike dhe forca të shumta policore e të FNSH-së në gatishmëri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb