Ndërsa përplasjet dhe kaosi kanë përfshirë Rrugën e Durrësit me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga forcat e policisë, situata në terren po merr një tjetër rrjedhë dinamike. Raportohet se turma e protestuesve ka nisur të zhvendoset masivisht nga pika ku ndodhej e stacionuar. Mes thirrjeve të njëpasnjëshme dhe kaosit në rrugë, protestuesit po organizohen për t’u drejtuar drejt selisë qendrore të Partisë Socialiste dhe rrugëve të tjera ku ndodhen institucionet qeveritare. Kordonët e policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë vënë menjëherë në lëvizje për të riorganizuar perimetrin e sigurisë rreth selisë së mazhorancës, ndërsa situata mbetet mjaft e tensionuar dhe e paparashikueshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
