Qytetarë dhe studentë të shumtë janë mbledhur këtë të premte para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në ditën e katërt të protestës studentore. Ndërkohë protesta e sotme po vijon e qetë dhe pa tensione ndryshe nga tre ditët e mëparshme. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët po bëjnë thirrje për mos hedhjen e gurëve në drejtim të policisë. Ka patur raste që disa persona kanë tentuar të hedhin gurë ndaj forcave të rëndit, gjë e cila ka sjellë reagim nga qytetarët të cilët mesa duhet këtë të premte nuk duan protestë të dhunshme.
