Lajme Zone
Protestuesit lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë, deri më tani asnjë incident
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë, deri më tani asnjë incident

Protestat në kryeqytet vijojnë, teksa edhe sot tubuesit u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit.

Protestat në kryeqytet vijojnë, teksa edhe sot tubuesit u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit. Pasi qëndruan për disa kohë para ministrisë, para pak çastesh protestuesit nisën marshimin për t’u grumbulluar sërish para kryeministrisë.

Ditët e fundit protesta ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur tensione të shënuara. Në të njëjtën mënyrë po vazhdon edhe ditën e sotme.

Mësohet se 1 mijë forca sigurie janë në gatishmëri në rast tensionesh. Top Channel