Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, qytetari: Shpopullimi i shqiptarëve është pjesë e një skenari më të gjerë! Mesazhi im për kryebashkiakun e Pukës që dogji pyjet


Një qytetar, gjatë protestës së 93-të para Kryeministrisë, ka mbajtur një fjalim me tone të forta, duke u ndalur te familja shqiptare, emigracioni dhe zhvillimet demografike në vend. Në fjalën e tij, ai foli për atë që e cilësoi si “zëvendësim të madh”, duke pretenduar se shpopullimi i shqiptarëve është pjesë e një skenari më të gjerë.

Një qytetar, gjatë protestës së 93-të para Kryeministrisë, ka mbajtur një fjalim me tone të forta, duke u ndalur te familja shqiptare, emigracioni dhe zhvillimet demografike në vend. Në fjalën e tij, ai foli për atë që e cilësoi si “zëvendësim të madh”, duke pretenduar se shpopullimi i shqiptarëve është pjesë e një skenari më të gjerë. “Shumica ka dëgjuar për zëvendësimin e madh, ku kriteri kryesor i organizatave ndërkombëtare është shpopullimi i popullsisë autoktone. Familja po sulmohet në mënyrat më të pista”, deklaroi ai. Qytetari u shpreh kundër çdo përpjekjeje që, sipas tij, cenon familjen tradicionale shqiptare. “Kushdo që ka punuar për shkatërrimin e familjes tradicionale shqiptare, qoftë mallkuar”, tha ai. Më tej, ai iu drejtua kryetarit të Bashkisë Pukë, të cilin e cilësoi si “patriot”, duke ngritur akuza lidhur me prerjen dhe zëvendësimin e pyjeve. “Një fjalë për kryetarin e Bashkisë Pukë, patriotin tim. Mezi prite për të djegur pyje dhe për t’i zëvendësuar me fidanë, për llogari të oligarkëve”, u shpreh protestuesi. Në fund të fjalës së tij, qytetari iu referua edhe shkrimtarit dhe klerikut të njohur shqiptar Gjergj Fishtës, duke sjellë një prej shprehjeve të tij për vështirësinë e bashkimit të shqiptarëve: “Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë”, citoi ai Fishtën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta