Ndërsa deputetja e PS, Iris Luarasi, ka hyrë brenda qendrës tregtare “Toptani” për të shkuar në parlament, protestuesit, të cilët tashmë kanë nisur të grumbullohen, e kanë ndjekur pas. Aktivistja Arvina Lleshi, bashkë me disa të tjerë, i thonë Luarasit “hajdute” dhe se “nuk i përfaqëson gratë.” LEXO edhe...U përndoq nga protestuesit, Luarasi: Më zunë pritë me sharje e fyerje, e quajnë dhunën aktivizëm! Do t’i denoncoj “Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë! Po, ti! Po ti përfaqësoje nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”, i tha aktivistja Lleshi. Luarasi reagoi në rrjetet sociale pas incidentit duke e quajtur "pritë me sharje e fyerje" nga disa gra që e ngatërrojnë dhunën me aktivizmin. Deputetja shprehet se do t'ia lërë në dorë drejtësisë këtë rast. "“Sot duke hyrë në parlament disa vajza më kishin zënë pritë, me sharje, me fyerje dhe me celularët gati për të filmuar spektaklin që kishin përgatitur. Dhe patjetër që për një çast u lëndova, jo se nuk e përballoj kritikën, por sepse pashë vajza të reja që besonin se poshtërimi i një gruaje ishte mënyra për të mbrojtur gratë. Më thirrën hajdute, por nderin, punën dhe emrin tim nuk lejoj të m’i vjedhë askush. E aq më pak disa vajza që kanë vendosur ta quajnë dhunën aktivizëm. Më akuzuan se nuk mbroj gratë ndërkohë që po dhunonin vetë verbalisht një grua. Kritikën e përballoj, pyetjeve u përgjigjem, por shpifjen, kërcënimin dhe dhunën nuk i pranoj. Prandaj këtë rast do ta denoncoj dhe do t’ia lë drejtësisë të veprojë", shprehet deputetja. Ora 20:03 U përndoq nga protestuesit, Luarasi: Më zunë pritë me sharje e fyerje, e quajnë dhunën aktivizëm! Do t’i denoncoj Deputetja socialiste Iris Luarasi ka reaguar në rrjetet sociale pas incidentit me protestuesit që e ndoqën brenda qendrës tregtare ndërsa shkonte drejt parlamentit duke e quajtur “pritë.” Luarasi shprehet se u dhunua verbalisht nga gra që e akuzojnë se nuk mbron gratë.Deputetja shprehet se do ta denoncojë rastin pasi nuk pranon “shpifjen, kërcënimin dhe dhunën.”“Sot duke hyrë në parlament disa vajza më kishin zënë pritë, me sharje, me fyerje dhe me celularët gati për të filmuar spektaklin që kishin përgatitur. Dhe patjetër që për një çast u lëndova, jo se nuk e përballoj kritikën, por sepse pashë vajza të reja që besonin se poshtërimi i një gruaje ishte mënyra për të mbrojtur gratë. Më thirrën hajdute, por nderin, punën dhe emrin tim nuk lejoj të m’i vjedhë askush. E aq më pak disa vajza që kanë vendosur ta quajnë dhunën aktivizëm. Më akuzuan se nuk mbroj gratë ndërkohë që po dhunonin vetë verbalisht një grua. Kjo është vërtet ironike, por edhe për të ardhur keq! Mbrojtëse të grave, me fyerje në gojë, me telefonin në dorë dhe një grua të vetme që e kishin rrethuar. Unë nuk pretendoj të përfaqësoj këto gra që ngatërrojnë aktivizmin me agresionin, protestën me pritën dhe guximin me fyerjen. Por, përfaqësoj gra dhe vajza të tjera që punojnë dhe e ngrenë zërin me dinjitet. Ato që nuk kanë nevojë për një grup, kamera dhe një viktimë për t’u ndier të fuqishme. Kritikën e përballoj, pyetjeve u përgjigjem, por shpifjen, kërcënimin dhe dhunën nuk i pranoj. Prandaj këtë rast do ta denoncoj dhe do t’ia lë drejtësisë të veprojë sepse fyerja nuk është protestë, poshtërimi nuk është aktivizëm dhe dhuna nuk bëhet më pak dhunë vetëm sepse ushtrohet nga vajza”, thotë Luarasi. Share Ora 19:16 Koçiu dënon fyerjet ndaj Iris Luarasit: Dhuna ndaj grave nuk tolerohet, nuk përfaqëson Shqipërinë europiane Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar incidentin e ndodhur sot pranë qendrës tregtare “Toptani”, ku një grup protestuesish iu afruan deputetes së PS, Iris Luarasi, duke e ofenduar teksa ajo po hynte drejt Kuvendit. Koçiu e cilësoi ngjarjen si “dhunë të mirëfilltë dhe të shëmtuar”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për protestë apo shprehje të zemërimit qytetar.“Kjo nuk është as protestë, as shprehje e zemërimit qytetar. Është dhunë e mirëfilltë dhe e shëmtuar, e cila duhet dënuar me forcë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë justifikim. Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është një akt i turpshëm. Aq më e rëndë bëhet kur nxitet nga vetë gratë. Sjellje të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë Shqipërinë europiane”, shkruajti Koçiu në rrjete sociale Share Lajmi kryesor: Protestuesit bllokojnë makinën e deputetes socialiste Ilva Gjuzi, e sulmojnë me vezë e domate! Shoqërohet Shpend Gashi dhe 6 të tjerë, tensione mes Lapajt dhe efektivëve (VIDEO) P.J/ReportTv.al iris luarasi Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 6.1% Vota total: 1969 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
