Lajme Zone
Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
PolitikëEuronews Albania

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë gjetur rastin kur kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla po largohej nga ambientet e Kuvendit për të hedhur vezë në drejtim te mjetit të tij.

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë gjetur rastin kur kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla po largohej nga ambientet e Kuvendit për të hedhur vezë në drejtim te mjetit të tij. Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit ndodheshin në ambientet e xhamisë së Namazgjasë teksa hodhën vezët për tu larguar më pas me shpejtësi. Pas incidentit, forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën.