Lajme Zone
Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së, brenda ndodheshin disa persona të maskuar dhe me shkopinj, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës
PolitikëTop Channel

Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së, brenda ndodheshin disa persona të maskuar dhe me shkopinj, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat.

Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat. Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë. Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës.

Ndërkohë, brenda selisë së Partisë Socialiste janë parë disa persona të maskuar dhe me shkopinj në duar, ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar te dera e godinës, pa maska. Të pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, se cilët ishin, ata nuk janë prezantuar dhe nuk kanë bërë asnjë koment. Top Channel