Në protestën para Kuvendit të mbajtur ditën e sotme, ku edhe po mbahet seanca parlamentare, disa efektivë kanë mbetur të lënduar.
Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News se 6 efektivë po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Seanca e sotme është shoqëruar me tensione e debate mes palëve. Ndërsa jashtë Kuvendin kishte një situatë kaotike, me protestues përpara ambienteve të Parlamentit, dhe efektivë të policisë të vendosur në hyrje, për të mos lejuar përshkallëzim të situatës. /abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet kuvendproteste
