Protestuesit kanë gjuajtur me gurë objektin e Qeverisë së Kosovës duke thyer xhamat e saj si dhe kanë hequr një pjesë të kordonit të metaltë të Policisë. Ndërkaq, disa nga protestuesit që janë në rreshtin e parë të turmës janë me maska në fytyrë. Po ashtu ata janë duke brohoritur "UÇK, UÇK".

