Sulmet me gurë ndaj policisë, protestuesit e kanë cilësuar si një veprim normal. Në ditën e 7-të të protestës, teksa u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, një protestues i maskuar tha për mikrofonin e Report Tv se kërkesa e vetme e tyre është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. I riu i maskuar tregon se e ka lënë gjimnazin pasi kishte dëshirë të punonte. Për të 3 vitet në gjimnaz, është kohë e humbur ndërsa thekson se teksa të rinjtë e tjerë presin për të marrë një diplomë, ai ka bërë lekë. "Kërkesa ime e vetme, edhe e të gjithë protestuesve këtu, është dorëheqja. Sepse kur ne protestuam tre muaj paqësisht dhe zgjodhëm të flisnim, Edi Rama nuk donte të fliste me ne. Tani që ne u ngritëm dhe u revoltuam, ai po zgjedh të flasë, por ne nuk duam të flasim tani. Është tepër vonë. E lashë gjimnazin sepse doja të punoja. Jo sepse më duhej, por doja vetë. Unë personalisht mendoj që gjimnazi është harxhim kohe. Në qoftë se ti bën tre vite dhe merr diplomën, unë për tre vite, që i thonë 36 muaj, sikur 400 mijë lekë të marr, kush e di sa kam bërë", tha i riu i maskuar. LEXO EDHE:Protestuesit bëhen sërish gati për sulm, heqin pllakat e trotuarit te parku 'Rinia' Një tjetër protestues i maskuar (student) tha se kishin lajmëruar mësuesit për bojkotimin e mësimit, teksa shton se ata kanë marrë mbështetje nga ana e tyre. “Po protestojmë si studenta, që shkollën ta marrim jo me mik por me meritokraci. I kemi dërguar mesazh zyshave se do të bojkotojmë mësimin. Na kanë thënë na përfaqësoni sa më mirë”, tha protestuesi. Ndërkohë gjimnazistët të cilët janë bërë pjesë e protestave, thonë se janë gati të përballen me pasojat, me të cilat i ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama. Ata thonë se nuk pyesin asnjeri për të drejtat e tyre dhe se Rama po sheh vetëm interesin e tij. "Për të drejtat tona kemi dalë se janë rrahur shumë njerëz. Drejtoria na ka thënë mos të dalim, por ne nuk i pyesim. Le të kemi pasoja, Rama le të mbajë pasojat e veta me këtë shtet që ka bërë. një ditë Rama ka për të rënë”, tha një nxënës i shkollës Isa Boletini. “Kemi dalë për të drejtat tona, s’kemi arsim. Boll kemi duruar, Rama duhet të japë dorëhqjen", tha një protestuese. “Jam 14 vjeç. Rama mendon vetëm për vete”, tha i mituri. “Dje ishte ditëlindja ime e 15-të. E përjetova protestën me keqardhje. Gjysmën e të afërmëve i kemi në emigrim”, tha një tjetër. lajm ne perditesim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:43 Protestuesi: Gjimnazi është humbje kohe! E nisën vetë luftën, mirë ia bëjmë që i qëllojmë policët me gura (VIDEO) Teksa janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, një protestues tha për Report Tv se kërkesa e vetme e tyre është dorëheqja e Ramës."Unë po protestoj për shkakun se Edi Rama, kur ne protestuam tre muaj paqësisht, nuk zgjodhi të fliste. Edhe unë iu bashkova protestës që të bëj dhunë dhe t'i tregoj që o do flasësh, o do tërhiqesh", tha ai.Cilat janë kërkesat e tua konkretisht? Pra, çfarë kërkon ti?"Kërkesa ime e vetme, edhe e të gjithë protestuesve këtu, është dorëheqja. Sepse kur ne protestuam tre muaj paqësisht dhe zgjodhëm të flisnim, Edi Rama nuk donte të fliste me ne. Tani që ne u ngritëm dhe u revoltuam, ai po zgjedh të flasë, por ne nuk duam të flasim tani. Është tepër vonë.Edhe doja të thosha se i përshëndes të gjithë shqiptarët që kanë marrë pjesë në protestë, nga diaspora, ngado që të jenë. Dhe juve që rrini në shtëpi, hani fara, hani patatina dhe na shihni nga televizori, ju bëj thirrje edhe juve të vini këtu, në sheshin e burrave, ta hedhim poshtë këtë legenin", tha ai.Është kjo forma se si duhet të protestoni? Ti je student?“Jo, unë e kam lënë gjimnazin që 14 vjeç, sepse unë, me mendimin tim, për sa ju bëni tre vite dhe merrni diplomën, unë për tre vite punoj dhe hap një biznes. A më kupton”, tha ai.Pra, e le shkollën sepse të duhej të punoje?"E lashë gjimnazin sepse doja të punoja. Jo sepse më duhej, por doja vetë. Unë personalisht mendoj që gjimnazi është harxhim kohe. Në qoftë se ti bën tre vite dhe merr diplomën, unë për tre vite, që i thonë 36 muaj, sikur 400 mijë lekë të marr, kush e di sa kam bërë. A më kupton?", shtoi i riu."Ai jo vetëm na ka neglizhuar tre muaj që kemi protestuar paqësisht, por edhe është tallur me ne dhe na ka gjuajtur me gaz lotsjellës, me shkopinj gome. Edhe ne shumë mirë ia bëjmë që i gjuajmë me gurë, sepse vetë e nisi luftën. Dhe një luftë që ti nuk e fiton dot, nuk duhet ta nisësh", përfi ai. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 6957 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

