Ndërsa një pjesë e madhe e bizneseve përgjatë Rrugës së Durrësit janë mbyllur nga frika se mund të bien pre e sulmeve dhe shkatërrimit nga protestuesit, disa të tjerë kanë zgjedhur që të qëndrojnë hapur. Por, këta të fundit kanë menduar edhe të marrin masa.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, në pjesën e jashtme të një prej bizneseve qëndrojnë tre persona, për të siguruar që protestuesit të mos e prekin. Top Channel

