Lajme Zone
Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?
PolitikëShqiptarja

Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, ka reaguar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, duke u ndalur te dëmtimi i institucioneve dhe simboleve që, sipas tij, nuk mund të justifikohen me pakënaqësinë ndaj qeverisë apo politikës. Ai përmend konkretisht Arkivin Qendror të Shtetit, Nunciaturën Apostolike, flamurin e Selisë së Shenjtë dhe institucionet që lidhen me Bashkimin Europian.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, ka reaguar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, duke u ndalur te dëmtimi i institucioneve dhe simboleve që, sipas tij, nuk mund të justifikohen me pakënaqësinë ndaj qeverisë apo politikës. Ai përmend konkretisht Arkivin Qendror të Shtetit, Nunciaturën Apostolike, flamurin e Selisë së Shenjtë dhe institucionet që lidhen me Bashkimin Europian. “Le ta ndjekim deri në fund arsyetimin e komentuesve të elitës dixhitale pa mandat, që kanë vërshuar sërish sot për të intimiduar këdo që nuk mendon si ata: E zëmë se institucionet i digjni për faj të të korruptuarve. E zëmë se dyqanet dhe bankat i kanë oligarkët. E zëmë se mediat janë të shitura. LEXO EDHE:Dhunë për të gjithë! Po Arkivi Qendror i Shtetit? Institucioni që ruan kujtesën tonë kolektive, ku mbrohen e studiohen dëshmitë e historisë, të gjuhës dhe të trashëgimisë sonë shpirtërore? Arkivi çfarë ju ka bërë? Po Nunciatura Apostolike dhe flamuri i Selisë së Shenjtë? Po flamuri europian? Po selia e Kolegjit të Europës? Çfarë ju kanë bërë? Çfarë padrejtësie ndreqni duke vënë në rrezik kujtesën tonë? Çfarë të ardhmeje ndërtoni duke përdhosur simbolet që na lidhin me Europën? Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?” Lajmi kryesor: Protesta/ Delegacioni i BE-së për Report TV: Palët të ulin tensionet, dialogu është zgjidhja! Ambasada Britanike: Dhuna nuk legjitimohet! SHBA: Shmangni tubimin P.J/Shqiptarja.com TAG: pirro vengu Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 22.7% Jo 74.2% Disi 3.1% Vota total: 2698 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?