Situata në protestën pranë Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar. Protestuesit kanë djegur stolat e vendosur në qendër, ndërsa përplasjet me policinë vijojnë.
Efektivët e policisë po u kundërpërgjigjen protestuesve, me presion uji dhe tymuese.
Më herët, policia tentoi të shpërndante të rinjtë me gaz dhe presion uji, ndërsa protestuesit hodhën gurë në drejtim të efektivëve. Top Channel

