Lajme Zone
Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Parlamentit, godasin me vezë efektivët
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Parlamentit, godasin me vezë efektivët

Situata para Parlamentit është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku protestuesit e mbledhur kanë arritur të çajnë rrethimin e parë të sigurisë. Në ndjekje të tensioneve të para, qytetarët kanë ushtruar presor mbi barrierat mbrojtëse, duke arritur të heqin gardhin metalik të vendosur nga Policia e Shtetit.

Situata para Parlamentit është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku protestuesit e mbledhur kanë arritur të çajnë rrethimin e parë të sigurisë. Në ndjekje të tensioneve të para, qytetarët kanë ushtruar presor mbi barrierat mbrojtëse, duke arritur të heqin gardhin metalik të vendosur nga Policia e Shtetit. Pasi kapërcyen barrierën e parë, protestuesit kanë vijuar marshimin duke u afruar edhe më shumë pranë godinës së Kuvendit, ku ndodhen përballë perimetrit të dytë të sigurisë. Gjatë këtij momenti, drejt efektivëve të rendit janë hedhur vezë dhe sende të tjera. Pas incidentit, Policia ka afruar pranë Parlamentit edhe autobotin me ujë për ndërhyrje të mundshme.