Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit bllokojnë rrugët në Tiranë, përmbysin koshat e plehrave! Sulm me vezë e shishe uji policëve, disa të shoqëruar


Protestuesit u zhvendosën nga Kuvendi drejt bllokut të ministrive, ku hodhën vezë dhe shishe uji ndaj policisë. Më pas bllokuan rrugën pranë selisë së PD-së, duke hedhur koshat e plehrave në mes të saj. Policia ndërhyri dhe shoqëroi disa persona, mes tyre Dritan Goxhajn.

TIRANË- Prej orës 10:00, qytetarët janë mbledhur në protestë, e cila është zhvendosur në disa rrugë të ndryshme të Tiranës, duke shkaktuar edhe bllokimin e tyre. Deri më tani raportohet për disa protestues të shoqëruar, mes tyre edhe Dritan Goxhaj. Fillimisht, protestuesit u mblodhën para Kuvendit, në nisje të seancës plenare me qëllimin për të sulmuar deputetët. Por, për shkak të masave të shutuar të sigurisë, ligjvënësit u futën të qetë në sallën e seancës plenare. Më pas ata u zhvendosën drejt bllokut të ministrive, ku tentuan të kalojnë tek ajo e Punëve të Brendshme, por nuk e çanë dot kordonin e policisë. Këtu nisën edhe tensionet e para, me qytetarët që sulmuan policët me vezë dhe shishe uji. Pika e tretë e përplasjes ishte në rrugën mes selisë së Partisë Demokratike dhe Xhamisë së Namazgjasë. Protestuesit bllokuan rrugën dhe hodhën koshat e plehrave në mes të rrugës, duke shkaktuar bllokimin e dy kaheve të rrugës përballë selisë blu. LEXO EDHE:Begaj pret përfaqësuesit e Fondacionit Konrad Adenauer: Shqipëria po avancon drejt BE-së, synim mbyllja e kapitujve në fund të vitit të ardhshëm Pavarësisht thirrjeve të policisë se bllokimi i rrugëve është vepër penale, protestuesit nuk ju tërhoqën. Forcat shqiponja ndërhynë duke shoqëruar disa prej tyre Pasi ndërhyn policia, protestuesit shpërndahen në drejtime të ndryshme. Një pjesë e tyre u stacionuan sërish para kuvendit të Shqipërisë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:33 Protestuesit përmbysin koshat e plehrave në mes të rrugës (VIDEO) Pas përplasjeve me policinë, protestuesit kanë rrëzuar koshat e plehrave në mes të rrugëve në Tiranë. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 12:23 Sërish përplasje, protestuesit bllokojnë rrugët dhe tentojnë të çajnë kordonin e policisë! Disa të shoqëruar (VIDEO) Sërish përplasje mes protestuesve dhe policëve në protestë. Qytetarët kanë bllokuar rrugën në bulevardin “Zhan Dark” dhe po tentojnë të çajnë kordonin e policisë. Këta të fundit u bënë thirrje të lirojnë rrugën se është vepër penale. Disa protestues të tjerë u shoqëruan SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (7 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Potop: 17/09/2026 14:58 Idiota deri ne kulm Përgjigju Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 2277 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?