Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)


Një grup protestuesish u mblodhën para Ministrisë së Arsimit duke bllokuar Rrugën e Durrësit. Gjatë marshimit, protestuesit u ndalën nga një kordon policie në “Myslym Shyri”, ku iu vu flaka një koshi mbeturinash. Më pas, një grup u mblodh para Kryeministrisë.

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Për shkak të numrit të vogël, për disa minuta policia arriti t’i spostojë duke krijuar kordon sigurie në dy anët e “Rrugës së Durrësit”, dhe duke e liruar për kalimin e automjeteve. Rreth orës 15:00 me shtimin e numrin të protestuesve, arritën ta bllokojnë plotësisht rrugën e Durrësit. LEXO EDHE:Kryeministri dialog me të rinj ‘që besojnë te protesta’! Lind ‘Lëvizja Studentore’ (me zyrtarë të Berishës në mbledhje): Nuk ulemi me Ramën Pasi qëndruan për rreth dy orë dhe pa asnjë incidente të regjistruar protestuesit nisën marshimin, duke u kthyer te rruga “Mine Peza”, te rruga e “Kavajës” dhe te “Myslym Shyri”. Aty policia kishte vendos kordon për të bllokuar avancimin e mëtejshëm të protestuesve, të cilët nisën me akte sporadike dhune duke i vënë flakën një koshi. Më pas, një grup protestuesish u mblodh para godinës së Kryeministrisë. Pas qëndrimit prej disa orësh, protestuesit marshuan për nga sheshi "Skënderbej". Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 20:05 VIDEO/ Protestuesja fyen me fjalor vulgar efektivët e policisë Protesta ka degraduar në përdorimin e një fjalori banal. Një protestuese, në këtë video, dëgjohet teksa sulmon verbalisht dhe me fjalor ofendues punonjësit e policisë, ndërsa këta të fundit nuk po i lejonin që të bllokonin rrugën para Kryeministrisë.Momenti sulmit verbal ndaj policëve është publikuar nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili krahas videos shkruan: “Në fund gjithmonë mbetet llumi TURP! Po si mund të sulmosh verbalisht kështu një punonjës policie?! Shtuar këtu faktin që je dhe vajzë.” SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 19:22 Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit hipin në monumentin e Skënderbeut (VIDEO) Disa protestues u ngjitën në monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ata mbajtën në duar flamurin kuqezi. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 19:20 Protestuesit ikin nga Kryeministria, nisin sërish marshimin nëpër rrugët e Tiranës (VIDEO) Grupi i protestuesve që po qëndronte para godinës së kryeministrisë u largua. Ata nisën sërish marshim nëpër rrugët e Tiranës. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 17:19 Pas marshimit, një grup protestuesish mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO) Pas marshimit, një grup protestuesish janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 16:46 Protestuesit i vënë flakën koshave të plehrave në mes të rrugës (VIDEO) Një grup protestuesish i kanë flakën koshave të plehrave në rrugën “Myslylm Shyri”. Aty policia u zuri pritë me kordon. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 16:05 Pas qëndrimit te Ministria e Arsimit, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugë (VIDEO) Protestuesit që u mblodhën te Ministria e Arsimit nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Fillimisht shkuan drejt rrugës “Mine Peza” ku patën edhe një ndalesë para komisariatit dhe më pas u larguan. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 15:42 Vijon protesta para Ministrisë së Arsimit, policia lejon protestuesit të qëndrojnë në mes të rrugës (VIDEO) Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, protestuesit janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit. Tubimi deri më tani nuk ka regjistruar incidente dhe Policia i ka lejuar edhe të qëndrojnë në rrugën para godinës së Ministrisë. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 14:36 Protestuesit grumbullohen te Ministria e Arsimit, policia i largon nga rruga Një grup protestuesish janë vendosur te Ministria e Arsimit, por policia ka krijuar kordon sigurie në dy anët e “Rrugës së Durrësit” për të mos lejuar bllokimin.Deri më tani nuk ka bllokim të qarkullimit të mjeteve. P.J/Shqiptarja.com Share SI.E. E.H Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento herdi: 21/11/2026 19:31 Këta janë shpellarët që duan të vijnë në pushtet dinë vetëm të vjedhin të djegin e të shkatërrojnë. Përgjigju Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 75.5% Protesta 17.9% Asnjëra 6.6% Vota total: 498 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?