Një protestues i maskuar është ngjitur mbi murin rrethues të Ministrisë së Arsimit, ku ka valëvitur flamurin “Autokton”, në ditën e pestë të protestës që po zhvillohet para këtij institucioni.
Pamjet nga tubimi tregojnë protestuesin mbi mur, ndërsa qytetarët e tjerë vijojnë të qëndrojnë në ambientet përreth ministrisë.
Protesta po vijon nën praninë e forcave të policisë, të cilat po monitorojnë situatën në terren.

