Lajme Zone
Protestuesi i lënduar dërgohet me pranga te Trauma, 26 persona të trajtuar pas protestës
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesi i lënduar dërgohet me pranga te Trauma, 26 persona të trajtuar pas protestës

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar për prot...

Një protestues i lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë është paraqitur me pranga në Spitalin Universitar të Traumës, i shoqëruar nga dy efektivë policie.

Në spital po marrin trajtim mjekësor edhe persona të tjerë të lënduar gjatë përplasjeve të ndodhura gjatë protestës.

Sipas të dhënave, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar gjithsej 26 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë të rastit.

Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, aktualisht nuk ka persona të lënduar që po marrin trajtim mjekësor në këtë institucion./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.