Lajme Zone
Protestuesi gjakoset nga efektivët/ Deputeti: Veprim mesjetar, dhunë provokatore
PolitikëCNA

Protestuesi gjakoset nga efektivët/ Deputeti: Veprim mesjetar, dhunë provokatore

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me një incident të dhunshëm të regjistruar këtë të martë gjatë protestës studentore, ku një prej të rinjve shfaqet me shenja dhune në trup. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Shehu është shprehur me tone të ashpra dhe dënon aktin, duke theksuar se dhuna provokatore kishte synin reagimin masiv të njerëzve. “Nje veprim mesjetar i policise,

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me një incident të dhunshëm të regjistruar këtë të martë gjatë protestës studentore, ku një prej të rinjve shfaqet me shenja dhune në trup.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Shehu është shprehur me tone të ashpra dhe dënon aktin, duke theksuar se dhuna provokatore kishte synin reagimin masiv të njerëzve. “Nje veprim mesjetar i policise, juristi i ri nga Gjirokastra i lidhur tek porta e Ministrise.

E takova Klevi Metaj ne spitalin e traumes, me shenja dhune ne trup. Bisedova me ate si dhe me protestuesit e tjere te demtuar aty.

Edhe me te moshuarin 84 vjec nga Topojani i Kukesit, qe befasisht ishte ndodhur nen shtyrjet e policise….

Rezultati, frakture e femurit, trajtimi metejshem kirurgjikal. Takova e bisedova edhe me policet e demtuar aty. Bisedova me mjeket e atij spitali, qe i pershendes per impenjimin e tyre profesional.

Denoj me force dhunen e perdorur jo vetem kunder protestuesve, por dhe ndaj atyre qytetareve te cilet ishin ne Rrugen e Durresit, ne pune te tyre…

Si ai i moshuari nga Topojani. Nje dhune jo propocionale ajo, edhe provokatore per thellimin e reagimit te njerezve.

Uroj sherim te shpejte e te plote te te demtuarve.

Lirim te menjehershem te te ndaluarve”,-shkruan Shehu./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.