Gjatë kaosit dhe dhunës së mbrëmshme, në selinë e PD u strehuan protestues me molotovë që sulmonin policinë. Sapo forcat blu arritën aty dhe hodhën gaz ndaj protetsuesve, në oborr u shfaqën deputetët demokratë Enno Bozdo dhe Belind Këlliçi të cilët mohuan se në selinë e PD-së ishin strehuar protestuesit e maskuar që sulmuan policinë me molotovë. Pas kësaj situate, Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar i PS në një postim në rrjetet sociale ka reaguar sërish duke u shprehur se 'studentët' u rikthyen në “Universitetin”35 vjeçar të dhunës, Selinë e Sali Berishës. Balla kërkon që Prokuroria të nis hetimet sa më shpejt, ose ndryshe serverat dhe kamerat do të fshihen, siç Saliu bëri me 21 Janar, thotë Balla. LEXO EDHE:Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, policia kontrolle në sheshin 'Skenderbej' “Maskat ranë! “Studentët” rikthehen në “Universitetin”35 vjeçar të dhunës, Selinë e Sali Berishës. Prokuroria e Tiranës të shkojë sonte nëse do ta hetojë sepse nesër do jenë fshirë serverat dhe kamerat, siç Saliu bëri me 21 Janar”, shkroi Balla në rrjetet sociale. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: taulant balla protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6542 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

