65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor në Tiranë, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë të rastit. Sipas informacionit të bërë publik, 37 prej të lënduarve janë punonjës të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes tyre edhe një i mitur. Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e tyre shëndetësore. 272 të lënduar në pesë ditë protestash Bilanci i pesë ditëve të protestave shkon në 272 persona të lënduar. Nga këta, 169 janë punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

