DURRËS- Dhjetëra banorë të Spitallës protestuan këtë të shtunë kundër bashkisë, pasi punimet për kolektorin nuk kanë përfunduar dhe ata i druhen përmbytjeve me ardhjen e stinës së vjeshtës. Bëhet fjalë për një projekt që synon mbledhjen e ujërave të shiut që zbresin nga kodrat dhe shkaktojnë përmbytje të banesave në dimër. Punimet kishin nisur para një viti e gjysmë, por u ndërprenë pikërisht në momentin kur pritej që tubacioni të vijonte në kanalin përgjatë rrugës. LEXO edhe...Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) Sipas tyre, Bashkia u ka premtuar se projekti do të vijojë, por deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Janë rreth 400 familje të vendosura në Lagjen nr. 15 pas viteve ’90, që përpos përmbytjeve ngrenë shqetësimin për mungesën e këndeve sportive e argëtuese për fëmijët. Po kështu, thanë se rruga e asfaltuar ka pësuar deformime pa u bërë viti, për shkak të punimeve pa cilësi. Deri në publikimin e këtij lajmi, Bashkia e Durrësit nuk reagoi për ndërprerjen e punimeve të kolektorit dhe as për dëmtimin e rrugës. SI.E./E.H/ReportTv.al proteste Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.7% Vota total: 5212 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
