Breshëri i rënë gjatë javëve të fundit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të mbjellat e fermerëve në fshatin Biranj të Korçës. Më të dëmtuara janë parcelat me speca, të cilat sipas fermerëve, në shumë raste nuk mund të dalin më në treg dhe do të detyrohen t'i hedhin. Breshëri ka goditur perimet duke i dëmtuar rëndë, ndërsa fermerët thonë se tregtarët kanë shkuar për t’i parë prodhimet, por për shkak të dëmtimeve të shumta nuk pranojnë t’i blejnë.Lexo edhe:SYRI TV/ Shkodër, By Pass pa ndriçim natën, banorët: Kalimi i rrugës i rrezikshëm Situata për fermerët është alarmante, pasi këto të mbjella janë burimi kryesor i të ardhurave për familjet e tyre. Ata shprehen se tashmë rrezikojnë të mos arrijnë të mbulojnë as kostot e prodhimit, ndërsa shitja e produkteve nën kosto do të ishte një tjetër humbje për ta. Përveç specave, dëme janë shkaktuar edhe në parcelat me spinaq dhe presh. Fermerët e Biranjit shprehen të shqetësuar për mungesën e mbështetjes dhe thonë se ndër vite nuk kanë marrë ndihmë nga shteti për dëmet e shkaktuara në bujqësi. Për ta, pasojat e breshërit nuk janë vetëm humbje e një prodhimi, por rrezikojnë drejtpërdrejt të ardhurat me të cilat mbajnë familjet e tyre.

