Lajme Zone
Protestë në Patos, banorët kundër shkrirjes së bashkisë: Të ruhet identiteti i 'qytetit të naftëtarëve'
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestë në Patos, banorët kundër shkrirjes së bashkisë: Të ruhet identiteti i 'qytetit të naftëtarëve'

Dhjetëra banorë të Patosit protestuan kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Fierin. Ata kërkojnë ruajtjen e identitetit të Patosit si “qyteti i naftëtarëve” dhe zhvillimin e konsultimeve me komunitetin për reformën territoriale.

Dhjetëra banorë protestuan paraditen e sotme kundër shkrirjes së Bashkisë së Patosit dhe bashkimit të saj me Fierin. Sipas tyre, Patosi ka konsoliduar prej vitesh identitetin e tij si “qyteti i naftëtarëve”, ndërsa performanca e bashkisë renditet ndër më të mirat në vend. LEXO edhe...Fier/ Gjendet trupi i dekompozuar pranë grykëderdhjes së Semanit Rreth 200 naftëtarë kanë humbur jetën në industrinë e naftës, thanë protestuesit, të cilët kërkuan që në qendër të qytetit të vendoset edhe busti i një naftëtari. Ashtu si në protestat e mëparshme, banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, ndërsa theksuan se duan të jenë pjesë e një procesi të gjerë konsultimi për reformën territoriale. Ata bënë thirrje për mobilizim më të madh në mbrojtje të asaj që e cilësojnë si “kauzë identiteti”. SI.E./ReportTv.al proteste Fier reforma territoriale Patos Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5175 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?