Lajme Zone
Protestë në Divjakë: Banorët ngrihen kundër shkrirjes së bashkisë me Lushnjën
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestë në Divjakë: Banorët ngrihen kundër shkrirjes së bashkisë me Lushnjën

Propozimi i mazhorancës për reformën e re territoriale ka nxitur pakënaqësi të mëdha te banorët e Divjakës, të cilët kundërshtojnë vendosmërisht planin për bashkimin e bashkisë së tyre me atë të Lushnjës.

Ditën e sotme, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të shprehur revoltën ndaj këtij propozimi, duke kërkuar ruajtjen e pavarësisë administrative të Divjakës.

Sipas banorëve, ky vendim nuk merr parasysh realitetin ekonomiko-administrativ të zonës. Ata theksojnë se Divjaka ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, veçanërisht në bujqësi dhe turizëm dhe se delegimi i shërbimeve e i vendimmarrjes drejt Lushnjës do të dëmtonte zhvillimin e qytetit dhe do t'u vështirësonte marrjen e shërbimeve ditore.

Reforma e re territoriale vazhdon të nxisë debate të nxehta në disa bashki të vendit, ku komunitetet vendore kërkojnë që kufijtë administrativë të mos preken pa u marrë parasysh mendimi dhe interesat e tyre ekonomike. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)