Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Poliçan kundër ndarjes së propozuar territorial dhe shkrirjes së bashkive. Gjatë zhvillimit të protestës është njoftuar dhe dorëheqja e të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
Dorëheqja e tyre është bërë në mënyrë unanime, ndërsa raportohet se edhe lista pasardhëse e këshilltarëve ka deklaruar dorëheqjen.
Banorët janë shprehur se ditën e sotme, kur kanë nisur dhe takimet në kuadër të programit “Besa”, në Poliçan nuk është paraqitur asnjë deputet.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Mimoza Kula është shprehur se protestat do të vijojnë, ndërsa bëri thirrje dhe bashkive të tjera që preken nga reformat t’i bashkohen tubimit që kanë lajmëruar banorët e Poliçanit para Parlamentit.
Ndërkohë një protestë e njëjtë po zhvillohet edhe në Divjakë ku qytetarët kundër shkrirjen me bashkinë e Lushnjes. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

