Tiranë - Një grup protestuesish janë grumbulluar këtë të mërkurë para Kryeministrisë. Në rrjetet sociale ishte lajmëruar si një protestë kombëtare, por në orën 14:00 përpara ministrisë së Arsimit u mblodhën një numër i pakët njerëzish. Pasi qëndruan për rreth dy orë para këtij institucioni protestuesit u zhvendosen te Kryeministria, ku edhe vijuan thirrjet për largimin e kryeminstrit Rama. Ndërkohë nga ana tjetër uniformat blu kanë nisur me gjobat me nga pesë mijë lekë të rinj për bllokim të rrugës te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'. LEXO EDHE:Protesta para Kryeministrisë, policia nis me gjobat! Pesë mijë lekë të rinj për bllokim të rrugës (VIDEO) Organizimi i protestës ka qenë kakofonik. Një grup studentësh kanë deklaruar mbajtjen e protestave kombëtare vetëm të mërkurën dhe të shtunën në orën 14:00, por të tjerë grupime çdo ditë në numër shumë të vogël kanë dalë përpara kryeministrisë. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:25 Protesta para Kryeministrisë, policia nis me gjobat! Pesë mijë lekë të rinj për bllokim të rrugës (VIDEO) Policia e Tiranës ka nisur me gjobat në lidhje me protestën para Kryeministrisë.Në një nga gjobat që Report Tv sjell shihet se një protestues është gjobitur me 5 mijë lekë të rinj për bllokim rruge. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K A.E Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.6% Veliajn 16.4% Asnjërin 36% Vota total: 3281 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
