Lajme Zone
Protestat studentore, reagon ambasada e Zvicrës në Tiranë: Palët të ulin tensionet
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat studentore, reagon ambasada e Zvicrës në Tiranë: Palët të ulin tensionet

Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka dalë me një reagim lidhur me protestat studentore që po vijojnë prej 7 ditësh në kryeqytet. Ambasada në reagim bën thirrje që palët të ulin tensionet dhe të zhvillojnë dialog konstruktiv.

Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka dalë me një reagim lidhur me protestat studentore që po vijojnë prej 7 ditësh në kryeqytet. Ambasada në reagim bën thirrje që palët të ulin tensionet dhe të zhvillojnë dialog konstruktiv. “Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike. U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, shkruhet në reagim. Përfshihet nga flakët një pemë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh ujë me presion