Profesori dhe ekonomisti amerikan Steve Hanke ka reaguar për protestat studentore në Tiranë, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetin social X, Hanke shkruan se protestat kundër korrupsionit kanë hyrë në ditën e 14-të dhe janë shoqëruar me episode dhune.
AI kritikon korrupsionin qeveritar dhe përshkallëzimin e përplasjeve gjatë demonstratave.
“Për të 14-ën ditë, protestat studentore në Tiranë, Shqipëri, kundër korrupsionit qeveritar, u shndërruan në përplasje të dhunshme. Si një Kalorës i Flamurit Shqiptar, mendoj se ka ardhur koha që kryeministri Rama të largohet nga pushteti”, shkruan Steve Hanke, në rrjetin social X. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

