Lajme Zone
Protestat shtyjnë për në dhjetor Panairin e Librit në Tiranë, organizatorët: Situatë e tensionuar, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e vizitorëve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat shtyjnë për në dhjetor Panairin e Librit në Tiranë, organizatorët: Situatë e tensionuar, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e vizitorëve

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka njoftuar shtyrjen e aktivitetit për shkak të situatës së tensionuar në Tiranë, të lidhur me protestat e zhvilluara në vend.

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026” nuk do të zhvillohet në datat 11-15 nëntor, siç ishte planifikuar fillimisht. Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila drejtohet nga Petrit Ymeri, ka njoftuar shtyrjen e aktivitetit për shkak të situatës së tensionuar në Tiranë, të lidhur me protestat në vend. Në njoftimin e saj, shoqata bën me dije se vendimi është marrë pas konsultimeve me botues, pedagogë, mësues dhe lexues. "Grupi organizator i Panairit, pas këshillimeve me shumë botues, pedagogë, mësues dhe lexues, vlerëson se organizimi i tij në datat e parashikuara (11-15 nëntor 2026), për shkak të situatës së tensionuar dhe shqetësuese në Tiranë, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të Panairit të Librit", lexohet në njoftim. LEXO EDHE:Pas marshimit drejt fakulteteve, një grup protestuesish mblidhen në sheshin 'Skënderbej' ( VIDEO) Panairi i 29-të i Librit do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor, ndërsa datat e reja pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim. Organizatorët kanë theksuar se aktiviteti do të mbahet brenda këtij viti, duke ruajtur traditën e takimit të botuesve, autorëve dhe lexuesve me botën e librit. "Ju njoftojmë se Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026” do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor, pra brenda këtij viti. Datat e sakta do t’jua bëjmë të ditura shumë shpejt", shtohet në njoftim. A.C / P.J P.J Shqiptarja.com TAG: shoqata e botuesve shqiptare Petrit Ymeri Tirane panairi i librit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.9% Veliajn 29.3% Asnjërin 17.9% Vota total: 280 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?