Ervin Salianji bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për përplasjet e dhunshme sot midis protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.” Ish-deputeti demokrat thotë se kryeministri i ka bërë armiq këto dy palë që sipas tij ndajnë të njëjtat probleme. Thirrja e tij mbetet për më shumë unitet dhe ndryshim në vend të përçarjes dhe dhunës. LEXO edhe...Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë: Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar! Reagimi i plotë: Shqipëria po përjeton sot një përplasje të fortë prej keqqqeverisjes se Edi Ramës. Ai është përgjegjës, dhe ka ndarë dy palë që në thelb kanë të njëjtat halle: qytetarëve të varfër, të rinj të shtypur dhe të keqtrajtuar nga njëra anë, dhe punonjës të Policisë, të keqtrajtuar e të përdorur nga pushteti, nga ana tjetër. Ata nuk janë armiq. Ata kanë të njëjtat shqetësime, të njëjtën pasiguri dhe të njëjtën nevojë për dinjitet. Përgjegjësia politike për këtë përplasje i takon Edi Ramës që i vë qytetarët përballë njëri-tjetrit, në vend që t’u japë zgjidhje halleve të tyre. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë përçarje, dhunë dhe padrejtësi. Ka nevojë për përgjegjësi, dinjitet dhe ndryshim. Edi Rama, jep dorëheqjen! Share P.J/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise edi rama ervin salianji Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 4612 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

