Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Protestat/ Rama: Ky ‘mish mash’ që ka marrë peng Tiranën, s’ka asnjë lidhje me popullin

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën në Tiranë, duke deklaruar se turma e protestuesve nuk ka autorizim të flasë në emër të popullit, pasi, sipas tij, vullneti i qytetarëve shprehet përmes votës.

Ai u shpreh se e ka të pamundur të mirëkuptojë atë që e konsideron një “sulm frontal ndaj vlerave demokratike dhe qytetëruese” të shoqërisë.

Kreu i qeverisë theksoi se respektimi i votës dhe i rregullave demokratike përbën bazën themelore të funksionimit të demokracisë. “Ky mish mash, që ka marrë peng Tiranën, nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe nuk ka autorizim për të folur në emër të popullit, sepse populli flet vetë përmes votës. Kjo është marrëveshja themelore e demokracisë.

Një turmë që nuk kërkon thjesht të kërkohet, por pretendon të mbështete pa kushte në kuturisjen e saj antidemokratike, ku në fjalorin e saj bazik nuk ka asnjë standard komunikimi, asnjë formë dialogu apo ballafaqimi.

Mua më rezulton e pamundur ta mirëkuptojë këtë sulm frontal mbi kodin e qytetërimit tonë.”, tha ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet