Lajme Zone
Protestat, Rama ironizon PD: Studentët në Universitetin e Dhunës! Pason Balla: Selia blu depo molotovësh! Koçiu për Berishën: Urdhëruesi doli hapur
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat, Rama ironizon PD: Studentët në Universitetin e Dhunës! Pason Balla: Selia blu depo molotovësh! Koçiu për Berishën: Urdhëruesi doli hapur

Kryeministri Edi Rama akuzon Partinë Demokratike për autorësinë e dhunës ndaj policisë në protestën e kësaj të shtune. “Studentët në universitetin e dhunës”, ironizon Rama duke publikuar pamje brenda oborrit të selisë blu, ku shfaqen militantë të PD-së gati për të vijuar protestën. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës (VID

Kryeministri Edi Rama akuzon Partinë Demokratike për autorësinë e dhunës ndaj policisë në protestën e kësaj të shtune. “Studentët në universitetin e dhunës”, ironizon Rama duke publikuar pamje brenda oborrit të selisë blu, ku shfaqen militantë të PD-së gati për të vijuar protestën. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës (VIDEO) Videoja mban orën 15:30, kohë gjatë së cilës kishin nisur sulmet e para në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.” Rama reagoi edhe për djegien e shilteve të vendosur para kryeministrisë rreth sofrës së dialogut, që militantët e PD i shkatërruan pa vonesë. “Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkroi Rama. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, përmes pamjeve të publikuara në Facebook nga ambientet e PD, akuzon se kjo seli është kthyer në një depo të molotovëve për të furnizuar protestuesit e dhunshëm. “O Saaaaali prapë i solle zjarrvënësit tek selia e Partisë Socialiste?! Po ti je shumë i lexueshëm! E ke mbushur SHQUP-in me qindra litra benzinë ku fabrikohen molotovët. Turp!”, shkroi Balla. Për zëvendëskryeministren Albana Koçiu, urdhëruesi i dhunës, Sali Berisha, ka dalë hapur. “Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar. Sot, urdhëruesi i dhunës ka dalë hapur, ka marrë përsipër autorësinë e plotë të shkatërrimit dhe e ka grisur vetë alibinë e “turmës së zemëruar”, u shpreh ajo. Numri dy i qeverisë akuzon PD për përpjekje për destabilizim të vendit. “Partia Demokratike prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune në shesh, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në çdo kanal komunikimi, media apo online”, vijonte në një tjetër postim. PD i ka bërë llogaritë gabim pasi shqiptarët duan Europën dhe jo dhunën, shprehet Koçiu, e cila bën thirrje për të ndalur sulmet ndaj policisë. Ora 18:58 ‘Thyjani xhamat’, Balla publikon bisedat e protestuesve: Gjithçka sipas urdhrave që u jepen me mesazhe Kreu i grupit Parlamentar të PS, ka publikuar disa mesazhe të një grupi në ‘Telegram’ ku protestuesit udhëzohen se çfarë duhet të bëjnë.“Gjithçka sipas urdhrave që u jepen me mesazhe”, shkruan Balla në Facebook.Ndërkohë në disa prej mesazheve shkruhet: ‘Thyjani xhamat’, ‘Bashkohuni mos ecni me terezi, rrini afër njëri tjetrit’. Share Ora 18:50 Koçiu: PD prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, urdhëruesi ka dalë hapur dhe ka marrë autorësinë e plotë të shkatërrimit (VIDEO) Zëvendëkryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestat e dhunshme në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Koçiu shprehet se Partia Demokratike prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, në shesh, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në çdo kanal komunikimi media apo online.Ajo thekson se urdhëruesi ka dalë hapur dhe ka marrë autorësinë e plotë të shkatërrimit, teksa shton se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet kurrë nga ata që nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme në interes të saj.Postimi i plotë:Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar. Sot, urdhëruesi i dhunës ka dalë hapur, ka marrë përsipër autorësinë e plotë të shkatërrimit dhe e ka grisur vetë alibinë e “turmës së zemëruar”.Partia Demokratike prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, në shesh, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në çdo kanal komunikimi, media apo online.E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet kurrë nga ata që nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme në interes të saj. Nuk e bënë kur qeverisnin në emër të Shqipërisë dhe nuk e bëjnë as sot, kur angazhohen hapur dhe me paramendim për të destabilizuar vendin, thjesht për llogari të dëshpërimit të tyre politik.Por edhe kjo llogari e mbrapshtë, si çdo llogari tjetër e tyre, e vjetër apo e re, do t’u dalë përsëri gabim. Shqiptarët nuk e duan dhunën, shqiptarët duan Europën.Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit! Share Ora 18:44 Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës (VIDEO) ‘Studentët’ e protestës së ditës së sotme ndodhen në selinë e Partisë Demokratike, ironizon kryeministri Edi Rama. Ai ka publikuar një video ku duken militantët e PD në oborr, gati për të vijuar me protestën.“Në Universitetin e Dhunës”, shkruan kryeministri. Videoja mban orën 15:30, kohë gjatë së cilës kishin nisur sulmet e para në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.” Share Ora 17:18 ‘Maskat’ hyjnë e dalin nga selia e PD, Balla publikon pamjet: Aty ndodhet depoja e molotovëve (VIDEO) Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku një grup protestuesish të maskuar hyjnë e dalin brenda selisë së Partisë Demokratike.Krahas pamjeve, Balla shkruan se selia e PD-së është kthyer në depo të molotovëve, për të furnizuar protestuesit e dhunshëm.‘Depoja e molotovëve: SELIA E PD’, ka shkruar Balla krahas pamjeve në rrjetet sociale. Share Ora 15:16 Protesta në Tiranë, Koçiu: Dështim i një tentative për të fabrikuar me zor një ‘revolucion të popullit’, dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më (VIDEO) Zëvendës-kryeministrja Albana Koçiu ka publikuar pamje të një grupi të vogël të protestuesve që marshojnë në rrugët e Tiranës.Përmes një reagimi krahas pamjeve, Koçiu është shprehur se protesta e sotme është një tentativë e dështuar për të fabrikuar me zor një ‘revolucion të popullit’. Koçiu thekson gjithashtu se protesta e ‘studentëve’ ka përfunduar si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë.Sipas Koçiut, dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më.Reagimi i Koçiut:Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfn si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e ShqipërisëDialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më. Share Ora 09:53 Protestat e dhunshme, Gogu mesazh përmes Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve: Kujdes, dhuna sjell përgjegjësi penale (VIDEO) Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në lidhje me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë ka përcjellë një mesazh përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar por dhuna sipas tij mund të sjellë përgjegjësi penale.Në postimin e tij, ministri gjithashtu ka sjellë në vëmendje edhe rolin e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR), e cila synon të ndërgjegjësojë të rinjtë për përgjegjësitë e tyre dhe pasojat ligjore të veprimeve të dhunshme.“E drejta për të protestuar është e garantuar. Dhuna nuk është pjesë e saj.Përfshirja në akte dhune mund të sjellë përgjegjësi penale.Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) ndërgjegjëson të rinjtë për përgjegjësinë dhe pasojat ligjore.Të mbrojmë të drejtat, duke respektuar ligjin.”- thuhet në mesazhin e tij. Share A.C/E.H/ReportTv.al edi rama shilte Komento Komente Arta: 24/10/2026 18:52 Kjo dihet tani por merni masa se po djegin tiranen nxirrni ushtrine e tregojani vrndin ktyre horrave Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 13943 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?