Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, deklaron se protestat masive në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali po ngrenë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut. Në një deklaratë, ai bën thirrje për ulje të tensioneve dhe parandalim të dhunës, duke nënvizuar dialogun mes palëve. Turk përkrah të drejtën për të protestuar, por dënon qartazi dhunën e vandalizmin ndaj pronës publike e private. LEXO edhe...Pse i ngjajmë Perëndimit vetëm te shkatërruesit, por jo te politikanët dhe pedagogët? Ai shpreh shqetësim edhe për përdorimin jo proporcional të forcës policore dhe kërkon hetim të menjëhershëm për çdo akuzë. Deklarata e plotë: Protestat masive në të gjithë Shqipërinë, Belgjikën, Francën, Italinë dhe Portugalinë po ngrenë shqetësime për të drejtat e njeriut. Unë dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Mënyra më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt. Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe që zëri i tyre të dëgjohet. Shtetet duhet të lehtësojnë këto të drejta. Unë dënoj veprimet e atyre që shfrytëzojnë protestat për të kryer akte dhune dhe vandalizmi kundër pronës publike dhe private. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi individualisht. Jam i shqetësuar nga raportet për përdorim të panevojshëm dhe të tepërt të forcës kundër protestuesve, përfshirë fëmijët. Shtetet duhet të sigurojnë që çdo reagim i forcave të rendit të mbetet i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional. Akuzat për përdorim të paligjshëm të forcës duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë efektive dhe të pavarur, me llogaridhënie dhe mjete efektive juridike për viktimat. Vërej disa hapa të ndërmarrë tashmë nga autoritetet për të hetuar incidentet dhe për të ulur tensionet. Gjithashtu, u bëj thirrje shteteve të angazhojnë protestuesit, veçanërisht të rinjtë, në një dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut mbi arsimin, shërbimet publike, strehimin, koston në rritje të jetesës dhe pabarazinë. P.J/ReportTv.al itali belgjike shqiperi Portugali france proteste Volker Turk OKB Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.8% Disi 3.3% Vota total: 8793 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

