Lajme Zone
Protestat në Tiranë/ Reagon PPE: Tensionet të trajtohen përmes angazhimit demokratik
PolitikëCNA

Protestat në Tiranë/ Reagon PPE: Tensionet të trajtohen përmes angazhimit demokratik

Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e protestave disaditore në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, PPE thekson se dhuna dhe sulmet ndaj institucioneve publike nuk kanë vend në një demokraci. PPE ndan mesazhin se tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik. Reagimi i plotë: Dhuna dhe sulmet ndaj ins

Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e protestave disaditore në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PPE thekson se dhuna dhe sulmet ndaj institucioneve publike nuk kanë vend në një demokraci.

PPE ndan mesazhin se tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.

Reagimi i plotë:

Dhuna dhe sulmet ndaj institucioneve publike nuk kanë vend në një demokraci.

E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të respektohet plotësisht dhe çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet të hetohet me hollësi, ndërsa organet ligjzbatuese duhet të veprojnë në çdo kohë në mënyrë proporcionale.

Tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.

E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeveri që jep llogari, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe mundësi për një të ardhme më të mirë brenda vendit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.