Lajme Zone
Protestat në Tiranë/ Rama: Dhunë e verbër që nuk ka lidhje me rininë shqiptare
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat në Tiranë/ Rama: Dhunë e verbër që nuk ka lidhje me rininë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për protestat në Tiranë...

Kryeministri Edi Rama ka folur në një dalje në rrjetet e tij sociale për protestat dhe trazirat që po zhvillohen prej 5 ditësh në Tiranë.

Rama u shpreh se dhuna dhe veprimet e atyre që i cilëson si “grupi i zjarrit”, nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe të rinjtë shqiptarë.

Ndërsa tregon se një nga gurët e hedhur nga studentët drejt policisë, shton se është një armë që mund të kthehet dhe në vdekjeprurëse. “Imazhet që tregojnë televizionet kur shfaqin të ashtuquajturin grupin e zjarrit, që nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe të nesërmen e shqipërisë. Ky është një nga mijëra gurët e shkulur në trotuarin e bulevardit Dëshmorët e Kombit për tu hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet deri vdekjeprurëse. Shikoni se çfarë mund të bëj ky gur kur vjen si gjyle në kokën e dikujt. Kjo është një dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare, me fëmijët që prindërit kanë në shtëpi. Përballë kësaj dhune qëndron policia”, shprehet Rama. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.